Ideja e “mirëqenies”

Të zgjedhësh një sistem rrezatues, nënkupton të zgjedhësh MIRËQENIEN.

Sistemet e para me panele rrezatuese të prodhuara në vitet 60’ dhe 70’ u konsideruan shembuj sistemesh bashkëkohore, duke qenë se eliminonin kaloriferët nga pamja, në këtë mënyrë ofronin një liri të plotë për të vendosur mobiliet kudo, pa pengesa. Tubat, prej metali në atë kohë, furnizoheshin drejtpërdrejt nga bojlerët me naftë, domethënë në temperatura të larta. Mungesa e teknologjive moderne, nuk lejoi përhapjen në shkallë të gjerë të këtyre sistemeve. Sot është e lehtë të kuptohet arsyeja: duke furnizuar sistemin me ujë në temperaturë të lartë, temperatura e dyshemesë do të rritej aq shumë, sa të krijonte probleme në qarkullimin e gjakut dhe fryrjen e këmbëve, ndjenjë nxehtësie të tepërt dhe ajër shumë të thatë, si pasues probleme me frymëmarrjen. Sot këto probleme janë zgjidhur. 

Sistemi modern rrezatues është i pajisur me sistem gjeneratori modern të ujit të ngrohtë, si bojler kondensimi dhe pompa nxehtësie që e shpërndajnë ujin në temperatura të ulëta (35°C - 40°C). Kjo, së bashku me sipërfaqen e gjerë të shkëmbimit (temperatura e sipërfaqes luhat nga 29°C deri në 35°C), bën të mundur të plotësojë nevojat e ngrohjes së shtëpisë dhe si pasojë, rrit KOMODITETIN.

Për të rritur mbrojtjen e përdoruesit, i gjithë sistemi është ndërtuar sipas standardit UNI EN-1264.

Sistemet me panele rrezatues përfaqësojnë një zgjidhje optimale për ngrohjen dhe ftohjen, garantojnë KOMODITET të cilësisë së lartë, si dhe ofrojnë KURSIM ENERGJIE të konsiderueshëm, duke pasur si rezultat DOBI EKONOMIKE.

Tiemme ofron një gamë të gjerë sistemesh me panele rrezatuese, të gjitha shumë të besueshme dhe me çmime të arsyeshme. Përdorimi i tyre është i shumëllojshëm, që nga shtëpitë e reja, tek ato të rikonstruktuara dhe përfshin ndërtesa për industrinë terciare, me aplikime në dysheme, mure ose çati.


newsletter
facebooklinkedinyoutube
MAP CALL EMAIL

TIEMME RACCORDERIE S.p.A. (società a socio unico)
Via Cavallera 6/A 25045 Castegnato (Bs) - Italia
tel: +39 030 2142211 - info@tiemme.com
P.Iva / CF: 02852520176 - Cap. Sociale: € 5.200.000,00 i.v.
Registro imprese: 02852520176 - Rea: BS-298978
Privatësia - Shënime ligjore

View classic version