Kush jemi

Tiemme Raccorderie është lider ndërkombëtar në prodhimin dhe tregtimin e pjesëve termo-hidraulike.

Eksperienca, aftësia novatore, krijimtaria dhe prodhimi ekskluziv Made in Italy, tradita e kulturës, asistenca e kujdesshme ndaj klientit, si dhe ndërgjegjja ambientale, janë vlerat themelore, mbi bazën e të cilave, Tiemme, krijon zgjidhjet për impiantet termo-hidraulike, nëpërmjet kombinimit të kompetencës teknike dhe të cilësisë së lartë të materialeve.

Tiemme ka vite që studion dhe ofron hapësira të reja për vënien në përdorim të produkteve të saj termo-hidraulike, duke ofruar në dispozicion të operatorëve të sektorit, produkte me nivel të lartë nga ana teknike dhe sisteme për zgjidhje teknologjike me zhvillim të vazhdueshëm.

Ky fakt i ka lejuar Tiemme-s të prodhojë, me kalimin e kohës, një katalog të gjerë produktesh, me rezultat përfshirjen e saj në botën e impianteve me karakteristikën “furnitor i plotë“, i aftë të plotësojë nevojat më të ndryshme në industrinë termo-hidraulike.

Tiemme krenohet me veten e saj për mbajtjen e gjithë zinxhirit të prodhimit në territorin kombëtar, me qëllim, ruajtjen e cilësisë së lartë, sigurinë e padiskutueshme dhe besueshmërinë në produktet dhe sistemet e saj. Gjithashtu, çdo vit, Tiemme, investon burime të konsiderueshme, në kërkimin shkencor dhe zhvillimin e produkteve të reja, duke i paraprirë kërkesave të një tregu gjithnjë e më global.


newsletter
facebooklinkedinyoutube
MAP CALL EMAIL

TIEMME RACCORDERIE S.p.A. (società a socio unico)
Via Cavallera 6/A 25045 Castegnato (Bs) - Italia
tel: +39 030 2142211 - info@tiemme.com
P.Iva / CF: 02852520176 - Cap. Sociale: € 5.200.000,00 i.v.
Registro imprese: 02852520176 - Rea: BS-298978
Privatësia - Shënime ligjore

View classic version