Historia jonë

Një fabrikë "përpunimi tunxhi ", e cila u shndërrua në një lider ndërkombëtar për prodhimin dhe tregtimin e pjesëve termo-hidraulike.

Flamuri i Grupit Gnutti Cirillo valëvitet në rrethin e Bresciës,e cila është i njohur me specializim cilësor në biznesin e tunxhit.
Projektimi, formësimi, përpunimi dhe tregtimi, përbëjnë një cikël të plotë, në të cilin e vetmja fazë që mungon, është nxjerrja e mineraleve. Thelbi e ciklit të përpunimit është Tiemme, një kompani, e cila nga prodhimi dhe tregtimi i xhuntave, valvuleve prej tunxhi dhe tubacioneve në fushën termo-hidraulike, ka kaluar, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 21, në zhvillimin e sistemeve të integruara termo-hidraulike.

Ky rrugëtim i cili solli një sërë ndryshimesh thelbësore, e ka bërë kompaninë e sotme të shquhet në skenën tregtare.
Kompania u themelua në vitet 80’, për prodhimin e xhuntave prej tunxhi për industrinë termo-hidraulike, por në 1994, vit në të cilën ajo u bë pjesë e Grupit Gnutti Cirillo, kompania pësoi një ndryshim rrënjësor.

Falë një vizioni mjaft të qartë të korporatës, të themeluar mbi investime të rëndësishme, novacione dhe kërkime shkencore, familja Gnutti ndërmori me guxim rrugëtime të reja biznesi dhe brenda pak kohe, përparoi në krijimin e një realiteti industrial të shquar. Ky fakt sot ka dhënë si rezultat fitimin e pozicionit e një lideri në sektorin përkatës, për dimensionin dhe aftësitë novatore, me një markë tregtare që është kthyer tashmë në një standard ndërkombëtar në projektimin, prodhimin dhe tregtimin e sistemeve të integruara dhe të pjesëve në sektorin e termo-hidraulikës.

Për të arritur deri këtu, rol të veçantë kanë luajtur integrimi me një strukturë mbi dhjetë vjeçare, mjaft të organizuar, e përforcuar me eksperiencën nga ana teknike dhe e sipërmarrjes së Grupit Gnutti Cirillo. Padyshim, ky integrim ndikoi në përmirësimin e perspektivës dhe nxiti një seri strategjish, të cilat ishin thelbësore për kompaninë e që gjatë viteve u shndërrua në një sukses real.

Nën udhëheqjen e familjes Gnutti, angazhimi krijues i vazhdueshëm i kompanisë, konkretizoi zhvillimin e produkteve, të cilat me kalimin e viteve u kthyen në produkte standarde të sektorit përkatës: Cobraring, Waterblock, Cobratherm, Tenblock, Cobre, Uragano, Scirocco, Tifone, Tornado, Totem, Maxima, Floor, etj., janë etapat e një rrugëtimi të zhvillimit të një sërë produkteve, që tashmë janë kthyer në ikona të impianteve termo-hidraulike, me emër në të gjithë botën. Kjo gamë produktesh, ka gdhendur në mendjen e shumë instaluesve, ato karakteristika teknike, që e shquajnë Tiemme, duke e dalluar ekskluzivin e kompanisë dhe të markës në panoramën botërore të përbërësve të tunxhit për aplikim termo-hidraulikë

Që në gjysmën e dytë të viteve 90’, me zhvillimin e Sistemit Shumështresor Al-Cobrapex (xhuntat me presë + tubat shumështresorë), Tiemme ishte ndër kompanitë e para që i hapi rrugën këtyre lloj sistemeve, si dhe kontribuoi në një revolucion, që sot ende vazhdon të ketë një peshë në këtë sektor.

Sistemi shumështresor Al-Cobrapex u perfeksionua më tej deri në ditët e sotme, duke i dhënë mundësinë Tiemme-s të jetë aktive në këtë fushë, me një ofertë unike nga ana e eksperiencës, e besueshmërisë, gamës së produkteve dhe e shërbimit ndaj klientit.

Vitet 2000, sollën përsërisht rritje të zhvillimit të mëtejshëm në historinë e Tiemme dhe njohën një pasurim të konsiderueshëm të gamës së produkteve të ofruara (valvule dhe xhunta për një përdorim të shumëfishtë në termo-hidraulikë, por gjithashtu edhe pjesë termike, si tuba shpërndarje me bërryla, tuba polietilen dhe poli-propilen, sisteme gazi shumështresësh, etj.). Veç kësaj, duke filluar nga gjysma e dytë e dhjetëvjeçarit, oferta për sistemet e integruara u zhvillua falë shpërndarjes në treg të sistemeve të reja me panele rrezatues për ngrohje e ftohje, për përdorim rezidencial e industrial.

Ky ishte një tranzicion më se spontan, duke konsideruar se Kompania prodhon sasinë më të madhe të pjesëve të nevojshme për këto sisteme Ata thjesht duhet t’i përfshinin këto lloj pjesësh, në një paketë të integruar e harmonike, për një shërbim efikas projektimi e konsulence impiantesh.

Vitet 2000, përfaqësojnë gjithashtu një periudhë zhvillimi të shpejtë, për sa i përket organizimit tregtar, kur Tiemme është kthyer në një kompani shumëkombëshe me hapjen e degëve tregtare, kompanitë filiale dhe zyrat e përfaqësive në shtete të ndryshme, pothuajse në të gjitha kontinentet.

Është e sigurt se zhvillimi dhe promovimi i hapësirave të reja biznesi me një vlerë të shtuar më të lartë, mund të konsiderohet si një përgjigje e vlefshme ndaj vështirësive të hasura në tregjet tradicionale, në fund të viteve 2000. Gama e produkteve të Tiemme u plotësua me zhvillimin e mëtejshëm të impianteve dhe përbërësve të tyre: matës për ngrohjen, përbërës për impiantet diellorë-termikë, përbërës për ngrohjen qendrore dhe impiante për kontrollin e përparuar të klimës. Falë këtyre produkteve, Tiemme mund të ofrojë zgjidhje të përsosura për të gjitha nevojat e impianteve modernë dhe të rehatisë jetësore.

Prandaj në 2012, u hap selia e Tiemme Lab, laboratori novator, pranë selisë qendrore në Castegnato. Pikërisht aty, instaluesit, projektuesit dhe teknikët e sektorit, testojnë konkretisht me dorën e tyre përdorimin e gamës së gjerë të zgjidhjeve që ofrohen nga Tiemme.

Gjithashtu edhe në vitet e kaluara, Tiemme ka përforcuar më tej shërbimet e para dhe pas-shitjes (shërbimi ndaj klientit në përdorimin e sistemeve të propozuara, si dhe duke garantuar asistencë gjatë fazës së instalimit), si dhe ka ofruar mbështetje gjatë projektimit, si në fushën rezidenciale, ashtu edhe në atë industriale, falë përdorimit të softuerëve të krijuara apostafat.

Me kalimin e viteve është bërë një investim i madh gjithashtu edhe në organizmin e brendshëm, me qëllim garantimin sa më efikas të shërbimit ndaj klientit. Me vënien në zbatim të sistemeve të teknologjisë së fundit për projektimin, sistemeve për një menaxhim të avancuar, fuqizimin e magazinimit dhe përfshirjen e vazhdueshme të personelit të specializuar, me një nivel të lartë, në role të ndryshme të korporatës, janë plotësuar në mënyrë cilësore nevojat e klientit.

 


newsletter
facebooklinkedinyoutube
MAP CALL EMAIL

TIEMME RACCORDERIE S.p.A. (società a socio unico)
Via Cavallera 6/A 25045 Castegnato (Bs) - Italia
tel: +39 030 2142211 - info@tiemme.com
P.Iva / CF: 02852520176 - Cap. Sociale: € 5.200.000,00 i.v.
Registro imprese: 02852520176 - Rea: BS-298978
Privatësia - Shënime ligjore

View classic version