Grupi Gnutti Cirillo

Grupi Gnutti Cirillo Group ka qenë, që prej viteve 50’, një ndër realitetet më të mëdha të sipërmarrjes private në Brescia. Veprimtaritë e grupit shtrihen duke filluar që nga Val Trompia, deri në thellësi të Bresciës, duke përfshirë edhe një degë të rëndësishme që ndodhet në SHBA: Teknologjia për Trajtësimin e Metalit (Metal Forming Technology Inc.).

Krahasuar me industri të tjera të sektorit, veprimtaria e grupit, e shpërndarë nëpër njësi të ndryshme prodhimi, të cilat janë tërësisht të integruara me njëra-tjetrën, dallohet për autonominë e saj të plotë në zinxhirin e prodhimit: që nga projektimi deri tek trajtimi i tunxhit të nxehtë, nga fazat e përpunimit të shufrave të ndryshme, tek trajtimi i sipërfaqeve, nga montimi automatik tek paketimi final i produktit.
Një kompani financiare kontrolli, me vendndodhje në Lumezzane (Bs), Gnutti Cirillo S.p.A, sot konsiderohet si një ndër realitetet më të mira e më të rëndësishme në fushën e trajtimit të nxehtë dhe përpunimit të tunxhit, si dhe të pjesëve speciale lidhëse (me formimin dhe projektimin e pajisjeve brenda përbrenda kompanisë, duke përfshirë prodhimin), së bashku me të gjitha trajtimet mekanike e montimet, të zbatuara me ndihmën e një prej makinerive më moderne. Një hapësirë e gjerë i është lënë projektimit realizuar nga një personel me specializim të nivelit të lartë. Falë kësaj, Gnutti Cirillo S.p.A ka qenë e aftë të pozicionohet si lider evropian në O.E.M. (Fabrikues i Pajisjeve Origjinale) për trajtimin e tunxhit.
Fillesa kryesore e zinxhirit të prodhimit janë pikërisht projektimi dhe prodhimi i formave, boshatisja e stampave, si dhe të gjitha pajisjet e përdorura në vijim të të të gjitha fazave të trajtimit, të zbatuara drejtpërsëdrejti në punishtet e Lumezzane.
Gnutti Cirillo S.p.A. ndodhet në një zonë gjeografike, ku prodhohet 80% e produkteve, në rang evropian, me presim e shkrirje të tunxhit. Ky fakt, me kalimin e viteve, ka bërë të mundur konsolidimin e marrëdhënieve me furnitorët më të besueshëm të sektorit të lëndëve të papërpunuara.
Kompleksi i rëndësishëm industrial, i specializuar në presimin e nxehtë të tunxhit, aluminit dhe pjesëve speciale lidhëse, ndodhet në degën e Odolo (Brescia). Fabrika, e hapur në vitin 2000, ka shënuar një varg arritjesh, si më të rëndësishme, pozicionimin i saj në një ndër më të mëdhatë e më modernet në sektorin përkatës. 33,000 ton tunxhi, që shkrihet çdo vit, është prova më evidente e udhëheqjes që ajo ka fituar në Evropë.
Një pjesë e konsiderueshme e tunxhit që trajtësohet këtu, është i destinuar të përdoret në fazat e mëtejshme të prodhimit në fabrikën e Gnutti Cirillo në Lumezzane dhe në fabrikën e Tiemme Raccorderie në Castegnato.
Kjo është një mbështetje e çmuar për prodhimet e Tiemme, sepse garanton që të gjitha proceset janë të orientuara drejt prodhimit.
Metal Forming Technology Inc. me vendndodhje në shtetin e Michigan (SHBA) është një kompani dytësore e Gnutti Cirillo S.p.A., dhe është e specializuar në presimin e nxehtë të tunxhit, prodhimin dhe tregtimin e prodhimeve O.E.M.
Shkurtimisht, ky grup kompanish zotëron gjithë zinxhirin e prodhimit-teknik, i cili transformon materialet e papërpunuara në prodhime të përfunduara, të gatshme për tregtim. Prandaj, zinxhiri varet ekskluzivisht nga Grupi Gnutti Cirillo.


newsletter
facebooklinkedinyoutube
MAP CALL EMAIL

TIEMME RACCORDERIE S.p.A. (società a socio unico)
Via Cavallera 6/A 25045 Castegnato (Bs) - Italia
tel: +39 030 2142211 - info@tiemme.com
P.Iva / CF: 02852520176 - Cap. Sociale: € 5.200.000,00 i.v.
Registro imprese: 02852520176 - Rea: BS-298978
Privatësia - Shënime ligjore

View classic version